Video virale/ Conte bën gjestin e shëmtuar teksa largohet nga fusha

Skuadra e Juventusit është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, pasi mori rezultatin e duhur në ndeshjen e dytë gjysmë-finale ndaj Interit.

Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, por bardhezinjtë kaluan në turin tjetër, për shkak se në ndeshjen e parë në “San Siro” kishin fituar me rezultatin 2-1.

Dhe nisur nga ky rezultatet i ndeshjes, trajneri i Interit, Conte i revoltuar teksa largohej ditën e djeshme nga fusha ka ngritur gishtin e mesit.

Kjo video e tij tashmë po bën xhiron në rrjete sociale, ku shumica e komenteve ishin negative në lidhje me sjelljen e Contes.