Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital

Mbrëmjen e sotme, një aksident ka ndodhur në qytetin e Tiranës, konkretisht në zonën e Laprakës.

Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Akoma nuk dihet gjendja e të plagosurit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.