Të shtëna dhe shpërthim bombe në klinikën shëndetësore të Minesota/ Raportohen shumë të plagosur

Këtë të martë, njerëz të shumtë thuhet se janë plagosur pas një seri të shtënash në një klinikë të kujdesit shëndetësor në Minneapolis.

Departamenti i Policisë Buffalo konfirmoi për Fox News se të shtënat ndodhën në një Klinikë Shëndetësore në qytet, por nuk zbuluan detaje rreth numrit të viktimave dhe të plagosurve.

Sidoqoftë, deri në pesë persona thuhet se janë të plagosur dhe një i dyshuar mashkull është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, njoftoi Minneapolis Star Tribune.

Media FoxNews, duke cituar burimet e saj, gjithashtu raportoi se një bombë shpërtheu brenda objektit rreth gjysmë ore pas të shtënave, duke i detyruar autoritetet të vendosnin zonën e tyre të skenës së krimit më larg klinikës shëndetësore.