Cili është çmimi i Fatos Nanos, në krah të Edi Ramës?/ Ja çfarë thotë kryeministri….

Edi Rama në konferencën që mbajti me gazetarët është pyetur edhe për shfaqjen e Fatos Nanos gjatë kësaj fushate elektorale si dhe nëse çmimi i tij që ka ai në krah të Ramës është presidenca.

Në përgjigje e tij kryeministri tregoi se ka  ‘një marrëdhënie shumë të bukur’ me paraardhësin e tij ish-kryetarin e PS-së dhe se, ‘jo të gjithë politikanët kanë çmim’.

‘U nise nga një prezumim, që të gjithë politikanët e kanë një çmim. E di çmimi tim?

Se normalisht i bie edhe unë të kem një çmim dhe të jem pjesë e këtij eksperimenti.

Unë nuk kam asnjë çmim. Politikanët nuk janë të gjithë njësoj, siç nuk janë as kafshët, as pemët as peshqit.

Me Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur, sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve.

Ai është çuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të tërhiqet. Për mua është një pikë referimi në sensin se ai ka qenë këtu ku jam unë. E vërteta është se ai nuk ka pasur një paraardhës me eksperiencën e duhur, unë e kam është një aset.

Është fat dhe kënaqësi që të kesh mundësi të komunikosh me ata që e kanë patur këtë detyrë përpara. Vetëm kush ka qenë këtu e  kupton ‘vetminë e majës’, tha Rama për këtë çështje.