Rita Ora mahnitet me format trupore të Dafina Zeqirit

Rita Ora nuk ngurron që shpeshherë të shprehë vlerësimin për këngëtaret shqiptare ose t'i lërë komente në rrjete sociale.

Së fundmi Ritës i tërhoqi vëmendje postimi i Dafinës, e cila është shfaqur duke pozuar para pasqyrës me të brendshme.

Dafina shkruan se mund ta fshijë postimin më vonë ndërsa Rita e siguron se duket shumë e nxehtë.

"Wooow sa seksi! Çfarë trupi!", shkruan Rita, koment i cili mori dhe vëmendjen e fansave.