Maldini: Jemi një nga skuadrat më të reja në Evropë, kemi nevojë për një lider si Ibrahimovic

Forma fantastike që ka treguar Zlatan Ibrahimovic në këtë sezon po shtyn drejtuesit e Milanit t’i ofrojnë rinovimin yllit suedez edhe për një tjetër sezon, edhe pse në tetorin e këtij viti Zlatan do të jetë 40-vjeç.

Në një intervistë për mediat italiane, Paolo Maldini, ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve, aktualisht në rolin e drejtorit teknik, tha: “Zlatan? Ne jemi një nga skuadrat më të reja në Evropë. Ekipi ka nevojë për një lider si ai. U përpoqëm të nënshkruajmë me të në vitin 2018, por ai ishte te LA Galaxy.

Rinovimi? Ai na tha se do të varet nga trupi i tij. Por nëse ai vazhdon kështu nuk shoh arsye pse ai nuk mund të jetë përsëri me ne vitin tjetër. Ne kemi tre lojtarë që mbyllin kontratën me ne në fund të sezonit Ibra, Calhanoglu, Donnarumma dhe gjithashtu kemi kontrata që skadojnë në 2022. Por është praktikë normale, jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje.

Gjithmonë the se duhet të jenë të dy palët të lumtur për të gjetur një marrëveshje, lojtarët janë profesionistë dhe ata tani po mendojnë 100% për fushën. Shpresa është të gjejmë një marrëveshje së shpejti”.