George Clooney në telashe: Vila e tij përmbytet

Ai është romantik (i shkruan letra dashurie gruas së tij), mburret me privilegjin për të luajtur basketboll me Barack Obamën, por kundër motit të keq dhe George Clooney gjendet i pafuqishëm.

E themi këtë pasi rezidenca e tij që i ka kushtuar plot 12 milion stërlina në Thames kërcënohet nga ujërat e lumit që kanë mbushur lagjen.

Kjo nuk është hera e parë, por aktori dhe gruaja e tij Amal së bashku me binjakët e tyre janë të sigurtë.

George dhe Amal si dhe shumë të famshëm të tjerë kanë zgjedhur të kenë shtëpinë e tyre  përgjatë lumit Thames për shkak të pamjeve të shkëlqyera dhe mjedisit paqësor.

Vila britanike që daton nga shekulli i 17-të dhe konsiderohet me interes historik dhe kulturor nga Clooney.