Skandal te Teatri i Operas: Zana Çela jep 18 milionë lekë për një logo të blerë 10$ në Google

Ardian isufi, Prof. Ass në Universitetin e Arteve ka denoncuar sot një skandal të shkruar në ballë të Teatrit të Operas dhe Baletit: Logoja e re e institucionit, për të cilën janë tenderuar 1,8 milionë lekë, në fakt është kopjuar nga një faqe interneti e rëndomtë pa asnjë pagesë.

Skandali, që me këtë vulë vjedhjeje prezantohet institucioni kryesor i Kulturës së Shqipërisë që drejtohet nga Zana Çela, peshon më shumë se 18 milionë lekë lekët e vjetra të tenderit të shpallur për këtë logo dhe që me sa duket, janë vjedhur.

“Turp! – Teatri i Operas dhe Baletit! – shkruan Isufi. – Logo e teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e marrë në site “free” Freepik.com. 10 USD subscription në site të siguron tender 18 milionë lekë të vjetra”, denoncon ai në vazhdim.

Dhe ja logoja e Teatrit të Operas, që është përçmuar nga artistitët si një hije e koronavirusit.