Aeroplanmbajtëset amerikane, stërvitje në Detin e Kinës Jugore

Dy grupe aeroplanmbajtësesh amerikane zhvilluan ushtrime të përbashkëta në Detin e Kinës Jugore të martën, disa ditë pasi një luftanije amerikane lundroi pranë ishujve të kontrolluar nga kinezët në ujërat e debatuara, ndërkohë që Kina i denoncoi Shtetet e Bashkuara për dëmtim të paqes dhe stabilitetit.

Grupi “Theodore Roosevelt “ dhe “Nimitz” kryen një mori stërvitjesh që synojnë rritjen e ndërveprimit midis tyre si dhe të aftësive të komandës dhe kontrollit", tha Marina e SHBA-së, duke regjistruar operacionet e para të aeroplanmbajtëseve në këtë vijë ujore që nga korriku 2020

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ëang Ëenbin tha se lëvizjet e shpeshta nga anijet luftarake dhe avionët amerikanë në Detin e Kinës Jugore si një "shfaqje e forcës" nuk ishin të favorshme për paqen dhe stabilitetin rajonal.

"Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare dhe të punojë me vendet në rajon për të mbrojtur në mënyrë të vendosur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore," tha ai.

Stërvitja bëhet disa ditë pasi Kina dënoi lundrimin e destrojerit “USS John S. McCain” pranë ishujve Paracel të kontrolluar nga kinezët në atë që Shtetet e Bashkuara e quajnë një operacion të lirisë së lundrimit - misioni i parë i tillë nga marina amerikane që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën.