OBSh-COVID: Hipoteza e rrjedhjes nga laboratori është jashtëzakonisht e pamundur

Konferenca live e OBSh-së- Specialist i sigurisë së ushqimit në OBSH, Peter Ben Embarek është shprehur gjatë konferencës për shtyp se puna për të identifikuar origjinën e koronavirusot tregon për një rezervuar natyror të lakuriqëve të natës por nuk ka gjasa që ato ishin në Wuhan, qyteti qëndror ku u zbulua shpërthimi në fund të vitit 2019.

' Ekipi nuk ka gjetur prova të shpërthimeve të mëdha që mund të kishin të bënin me Covid-19 para dhjetorit 2019 në Wuhan ose diku tjetër. Ende nuk është e mundur të përcaktohet rezervuari i kafshëve ndërmjetëse për koronavirusin. Ky hetim i fundit në Wuhan ka zbuluar informacione të reja por nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike fotografinë e shpërthimit të Covid-19. Rruga më e mundshme për Covid-19 ishte kalimi tek njerëzit nga një specie ndërmjetëse. Hipoteza që koronavirusi transmetohet përmes tregtisë së produkteve të ngrira është gjithashtu e mundur. Hipoteza e rrjedhjes nga laboratori është jashtëzakonisht e pamundur  dhe nuk do të kërkojë studim të mëtejshëm'  është shprehur Embarek.