Koronavirusi i ri 'mund të ketë qarkulluar diku tjetër' para së të zbulohej në Wuhan

Nga konferenca e përbashkët për shtyp e misionit hetimor të OBSH nga Wuhan në Kinë, që po vazhdon.

Virusi që shkakton sëmundjen Covid-19 mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera përpara se të identifikohej në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit 2019, tha të martën një ekspert i lartë i autoriteti shëndetësor të Kinës, në konferencën e përbashkët për shtyp me ekipin e OBSH-së që ka hetuar origjinën e koronavirusit në Wuhan.

Prof. Liang Wannian, një ekspert i Komisionit Shëndetësor të Kinës, tha në konferencën për shtyp që u mbajt në fund të vizitës njëmujore në Wuhan të ekipit të udhëhequr nga OBSH-ja, se nuk kishte pasur përhapje substanciale të koronavirusit në qytet, para shpërthimit të fundit të vitit 2019.