EMRI/ Shpërthimi i automjetit në Kamëz, ja kush është pronari, i dënuar me parë për …

Një shpërthim është raportuar ditën e sotme në Kamzë. Rrethanat e shpërthimit të automjetit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet për eksploziv.

Ndërkohë në një njoftim paraprak nga policia bëhet me dije se në momentin që drejtuesi i automjetit ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer.

Ndërkohë si pasojë e shpërthimin shtetasi Gjon Mena është lënduar lehtë në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore ai është i denuar për armembajte pa leje. Ndërkohë që jashte shtetit dyshohet per vjedhje me dhune e arme ne France e Itali

Ngjarja ne rrugën e Laknasit

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.