FOTO/ Djali 20-vjeçar i Didier Drogba firmos me klubin italian

Djali i Didier Drogba, Isaac, është transferuar së fundmi te skuadra italiane, që militon në Serinë D, Folgore Karetese.

I lindur në Paris më 15 dhjetor të vitit 2000, Isak Drogba luajti për grupmoshat e Chelseat, para se të transferohej në Guingamp, ndërkohë që tashmë ka vendosur të nisë një aventurë të re në futbollin italian.

Ka qene vetë klubi i Serisë D që e ka konfirmuar transferimin e tij përmes uebsajtit zyrtar.

“Folgore Katanese konfirmon transferimin e Isaac Drogbasë, djalit të Didier”, shkruhet në komunikatë.