Pas fejesës, Seldi Qalliu ndahet nga modelja?

Këngëtari i njohur, Seldi Qalliu i ka dhënë fund fejesës me modelen Sindi Çela.

Sipas mediave kosovare, kjo bëhet e ditur nga miq të ish-çiftit por është Sindi ajo e cila vazhdimisht po e mohon këtë fakt.

Ndërkohë nuk ka asnjë fotografi të përbashkët në llogaritë e të dyve në rrjetet sociale.

Seldi dhe Sindi u fejuan një vit më parë, kur Seldi i propozoi asaj në datëlindje.

Kujtojmë që Seldi ka pasur më herët edhe dy fejesa të tjera.