Arrestohen bosë shqiptarë të drogës në Milano, iu sekuestrohen makina dhe pista hipizmi

Një operacion blic antidrogë i Policisë italiane u zhvillua në Comasina të Milanos, një pikë për shpërndarjen e drogës në të gjithë Italinë veriore, ku u arrestua një grup qytetarësh shqiptarë që drejtonin trafikun dhe dy grupe italianësh që kryenin shpërndarjen në territor.

Policia italiaane arrestoi 18 persona dhe 6 të tjerë u vunë në arrest shtëpie në Milano, Monza, Torino, Bergamo dhe Sassari.

Aktiviteti hetimor, i kryer nga policët e rajonit të Comasina, filloi me kontrolle në territor dhe me dëshmitë e disa të penduarve.

Hetimi zbuloi tre nivele të tregtisë dhe trafikimit të drogës në veri të Milanos.

Dy grupe individuale njerëzish të përkushtuar në shitjen e drogës në zonë dhe një grup i tretë, shtetas shqiptarë, të cilët administronin trafikun dhe shpërndanin kokainë, hashash dhe marihuanë në sheshet milanese, u identifikuan.

Gjatë hetimit, policët zbuluan qindra konsumatorë, konfiskuan makina, stoli dhe para.

Midis pronave nën konfiskim ekziston edhe një shkollë hipizimi dhe kuaj, të blerë nga të dyshuarit me të ardhurat e trafikut.