Eleni Foureira flet si asnjëherë më parë për jetën e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira së fundmi ka dhënë një intervistë  ku si asnjëherë më parë ka folur për jetën e saj.

Fourika folur dhe për fëmijërinë e saj të vështirë, për dashurinë për të vallëzuar dhe për të kënduar dhe për partnerin e saj Aberto Botia.

Ajo gjithashtu foli dhe pse e kishte mbajtur të fshehtë origjinën e saj.

Duke folur për dashurinë e saj për këngën dhe vallëzimin, Foureira është shprehur:

‘Që në vogëli më kujtohet se kam kënduar dhe kërcyer. Unë isha djali i çmendur në familje. Kur isha e vogël gjithmonë qaja pa ndonjë arsye, isha pak më shumë sec duhej mbretëresha e dramës’.

Këngëtarja gjithashtu foli dhe për fëmijërinë e saj të vështirë në Shqipëri.

‘Kam ardhur në Greqi kur isha 8 vjeç. Kam fshirë momentet e këqija në fëmijërinë time. Mbaj mend që një ditë isha në shtëpi me mamanë time dhe filloi të bie një sirenë. U zgjuan të frikësuar. Dy muaj rrjesht ne rrinim në dysheme. Babi im i cili punonte në Greqi në atë kohë na dërgoi një taksi për të na marrë. Nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur , kur mori rrugën për në Greqi.

Këngëtarja e quan Greqinë atdheun e saj:

''Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë ishtë dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria.

Pse e fshehu origjinën e saj:

''Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj .Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua .Është vendi që une e dua’.

Jeta e saj personale me Aberto Botian

''Mundohem të mbaj disa gjëra për vete, të mos flas për jetën time personale. Unë dhe partneri im jemi dy njerëz të lirë. Nuk është qëllimi i jetës tonë të martohemi. Kam frikë nga martesa. Idealisht do të doja të kisha tashmë dy fëmijë. Alberto është një person i mrekullueshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm në jetën time mund të jetojë pafund me to''

Pamja për një artist luan një rol dhe siç u shpreh këngëtarja është pro kirugjisë plasitke përsa kohë që nuk është e tepruar:

''Unë jam pro operacioneve plastike po pa tepri. Unë kam bërë gjoksin para tre vitesh dhe ndihem shumë mirë’.