Kleriku iranian: ‘Mos iu afroheni të vaksinuarve ata janë kthyer në homoseksualë’

Teheran - Abbas Tabrizian është emri i një kleriku iranian i cili u tha mbështetësve të tij se vaksina e koronavirusit "i kthen njerëzit në homoseksualë"

"Mos iu afro atyre që janë vaksinuar. Ata janë bërë homoseksualë," shkroi ai në një platformë sociale telegram.

Bëhet fjalë për një iranian 59-vjeçar i njohur për promovimin e fanatizmit dhe lajmeve të rreme në lidhje me mjekësinë perëndimore. Kështu vitin e kaluar, ai dogji "manualin mjekësor të Harrison" para kamerës, duke pretenduar se mjekësia islamike i bënte libra të tillë të parëndësishëm.

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei ndaloi importin e vaksinave nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe në fillim të vitit, duke i përshkruar ato fuqi perëndimore si jo të besueshme. Sidoqoftë, dy javë më parë, Irani miratoi vaksinën ruse Sputnik V.