'Me vajzat ke thënë s’kam punë, për Borën rri?'/ Plas debati mes Arjanit dhe Elvisit

Ditën e djeshme në 'Përputhen' u transmetua takimi i Elvisit dhe Sindit, për të cilin me sa duket opinionisti Arjan Konomi kishte dyshime nëse ishte apo jo një takim i ndjerë nga ana e Elvisit.

Sipas Arjanit, Elvisi nuk ka pëlqim dhe aspak kimi me asnjërën nga vajzat e programit .

Arjani: Sindin e pashë si djalë, të bënte pyetje, ty si vajzë, ishe në siklet. S'dije çfarë të thoje. Ti di të flasësh shumë bukur dhe të kemi përgëzuar, kur je në debate në studio di të flasësh e të argumentosh shumë mirë, por në takime nuk e ke këtë aftësi vëlla. Ti je i vetmi djalë që ke pasur konflikt të fortë me femrat, je zënë ashpër me Melisën, me Sindin, me Anën dhe për të gjitha vajzat ke thënë nuk dal më, nuk kam punë më. Tani pse ke ardhur, për talk shoë apo për të njohur vajzat? Me vajzat këtu nuk ke lidhje fare. Krijon vetëm konflikte.

Elvisi: Këtu kam ardhur për të gjetur një person që më meriton. Nëse një vajzë nuk dua të dalë në takim me mua, do ja them troç.

Arjani: Po pse rri akoma? Me të gjitha vajzat ke thënë s'kam punë, me kë ke punë? Me Borën? Pse ke ardhur?