FOTO/ Ende i paidentifikuar i mbyturi në Vlorë: Ka një tatuazh me kafkë në gisht

Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë në bregdetin e Vlorës, Policia ende nuk ka mundur të identifikojë personin e mbytur.

Për të ndihmuar në identifikimin e viktimës është publikuar një fotografi e tatuazheve në dorën e të ndjerit, që është rreth 30 vjeç.

Një tatuazh me kafkë në gishtin tregues të dorës së majtë spikat më shumë.

Në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, të riut i janë konstatuar dhe disa hematoma më kokë, që ngrenë dyshimet se është goditur për vdekje para se të hidhej në det.