Zgjerohen hetimet për vdekjen e Maradonës

Lista me njerëzit e përfshirë në hetim për mënyrën sesi legjenda e futbollit, Maradona, ndërroi jetë, po zgjerohet.

Sipas shtypit argjentinas, hetimet tani kanë përfshirë dhe dy infermiere që kujdeseshin për Maradonën dhe një psikolog që kujdesej që futbollisti të kapërcente depresionin.

Kujtojmë që së bashku me tre të rinjtë në hetim është dhe mjeku Leopoldo Luce si dhe fizioterapistja Agustina Kosachev.

‘Zoti’ i futbollit argjentinas vdiq në 25 nëntor të vitit që lamë pas, pas operacionit të vështirë.