Ali i shpreh dashurinë Ejlylit, por ndodh diçka e papritur, sot në 'Lule të vetmuara'

Meral e mbetur mes rrugëve dhe pa asnjë shpresë shkon të kërkojë ndihmën e Songylit për t’u strehuar në shtëpinë e saj.

Songyl nuk mund ta pranojë në shtëpi Meralin pas asaj çfarë bëri dhe e përzë.

Meral nuk ka ku të shkojë dhe qëndron e vetmuar në shkallët e shtëpisë së Songylit.

Kësaj të fundit i vjen keq dhe e pranon në shtëpi.

Kader rikthehet në konvikt dhe u thotë vajzave se akoma nuk është mësuar me jetën e saj të re.

Ezhder vendos të bëjë një festë për mirëpritjen e Kaderit në shtëpi.

Kader mëson se Songyl po mban në shtëpi Meralin dhe zemërohet. Ajo kërcënon Meralin se do e fusë në burg.

Vajzat përpiqen ta bindin Kaderin të bëhet më e ndërgjegjshme.

Kader i mbledh të gjithë në festën luksoze të organizuar në shtëpi ndërsa Meral endet rrugëve.

Ali i shpreh dashurinë Ejlylit por ndodh një keqkuptim./revistawho.com