Ekspertët e OBSH flasin sot nga Wuhan, hetimi për origjinën e koronavirusit

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh që mbyllën një mision njëmujor në Kinë për të hetuar origjinën e pandemisë Covid-19 do të flasin nga Wuhan të martën, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

"Ekipi ndërkombëtar që punon për të kuptuar origjinën e virusit Covid-19 është  në fund të qëndrimit të tij katërjavor në Wuhan të Kinës dhe së bashku me kolegët kinezë do të marrë pjesë në një konferencë shtypi," tha një deklaratë e OBSH-së.

Informimi, në orën 4 pasdite me kohën lokale (ose 8 e mëngjesit GMT) nga një hotel i qytetit do të transmetohet drejtpërdrejt në anglisht në platformat dixhitale dhe të mediave sociale të agjencisë shëndetësore të OKB.

Detajet nga udhëtimi kanë qenë të kufizuara, pasi autoritetet kineze i mbajtën mediat larg ndërkohë që delegacioni vizitonte vendet e lidhura me shpërthimin e koronavirusit, përfshirë tregun e produkteve të detit të Ëuhan dhe një laborator virologjie.

Misioni ekzaminoi tre linja të hetimit - lidhjen midis përhapjes së virusit dhe kafshëve, modelin e përhapjes së virusit dhe marrjen e mostrave nga mjedisi.

Rastet e para me Covid-19 u zbuluan në Wuhan të Kinës në dhjetor 2019.