Një tjetër vajzë largohet e prekur pas eliminimit nga Saimiri

Mbrëmjen e djeshme Redona ishte vajza që nuk mundi të fitonte një trëndafil nga Saimiri, duke humbur mundësinë për të fituar zemrën e tij.

Ata të dy patën edhe një takim shumë romantik me njëri-tjetrin, i cili ju shërbeu për të diskutuar disa gjëra që i kishin me mëdyshje të dy.

Mirëpo ky takim duket se nuk mjaftoi që ata të sqaronin gjithçka e për ta çuar deri në fund simpatinë për njëri-tjetrin.

Para se të eliminohej, në nisje të spektaklit kur të gjitha vajzat duhej të thoshin dy fjalë për Saimirin, Redona i uroi atij fat në dashuri edhe nëse nuk do e zgjidhte atë në fund.

“Unë këtu kam ardhur me sinqeritetin më të madh dhe i uroj shumë fat. Deri tani më ka respektuar dhe nuk kam gjë për të thënë më shumë”, u shpreh Redona para eliminimit.

Ndërsa Saimiri para se të zgjidhte vajzën që do të largonte nga programi, tha se ajo nuk duhet ta marrë si refuzim eleminimin dhe se nuk ka ndjenja për të siç kishte dhe Redona.

Kjo e fundit pasi u eliminua u shpreh se e di shumë mirë çfarë vlerash ka dhe uron që partneri i saj në të ardhmen ta dojë pikërisht për këtë gjë.

“Faleminderit shumë dhe unë të uroj shumë fat, je shumë djalë i mirë. Jam shumë e lumtur edhe pse po dal sepse e di çfare vlerash kam, publiku e ka kuptuar. Dua që edhe partneri im në të ardhmen të mi dijë vlerat”, tha Redona.