Aksident i rëndë në Elbasan/ Makina përfundon në kanal, 3 të plagosur dërgohen në spital

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, teksa një automjet me targa të huaja ka përfunduar në kanal.

Sipas burimeve nga vendngjarja, tre persona janë transportuar me urgjencë për në spital.

Shkak i këtij aksidenti paraprakisht dyshohet shpejtesia tej normave të lejuara.

Për të nxjerrë të plagosurit nga makina është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses. Dy nga të lënduarit janë jashtë rrezikut, pasi kanë vetëm disa plagë të lehta, ndërsa i treti ndodhet më rëndë.