Erion Dasho: MSH gënjen për shifrat, Shqipëria në fund do ketë numrin më të lartë të vdekjeve në botë

Në Çim Peka Live, mjeku Erion Dasho bëri një prognozë të frikshme të situatës së pandemisë në Shqipëri ku tha se në fund të kësaj pandemie Shqipëria për shkak të keqmenaxhimit të qeverisë, mund të arrijë vendin e parë të vdekjeve për 1 milion banorë në të gjithë botën

‘Janë mbushuar sot plot spitalet rajonale. Spitalet rajonale kërkojnë vende shtesë. Por çfarë ndodh?

Autoriteti Shëndetësor nuk i lejon sepse u thotë që kemi mbingopje me investime. Ky informacion më ka ardhur para 10 minutash.

Pacienti i thuhet nga spitali rajonal që do të duhet të shkosh në Tranë

Çfarë ndodh? Pacienti blen bombulën e oksigjenit dhe fillon trajton veten në shtëpi.

Nëse ne sot do të kishim një qeveri të përgjegjshme që do ta shtronte në spital pacientin me saturimin oksigjeni 70-80 përqind, ne jo që do kishim kolaps por do ishim edhe më keq së Ëuhani dhe Lombardia.

Sepse më këtë shkallë vdekshëmërie ëshët e pamundur të kesh këtë zënie të spitaleve.

Më datë 1 shkurt Elbasani ka raportuar 114 raste pozititive.

Më datë 2 shkurt MSH ka raportuar 48 raste.

Pra ka gënjyer më dyshishin e rasteve.

Ka gënjyer për të gjitha rastet. Sepse duke gënjyer qytetarin kjo ëshët indicië që qytetari të shkojë në klube, të vazhdojë të mos këtë kujdes.

Shqipëria është në vend të parë në botë për numrin e infektimeve për 1 milion banorë.

Është e dyta në Evropë gjatë vitit 2020 për vdekjet shtesë dhe vetëm dy vende na e kalojnë, Lituania dhe Bullgaria, por që e kanë menaxhuar pandeminë.

Më vjen keq ta them, por në fund Shqipëria do të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në botë.’