Sondazhi në Klan Kosova/ PD parti e parë në zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike del parti e parë në zgjedhjet e 25 prillit sipas një sondazhi të PIPO të publikuar në Klan Kosova.

Sipas sondazhit, Partia Demokratike merr 24.25 %, ndërsa në vend të dytë vjen Partia Socialiste me 22. 37 %. 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 6. 13 %. 

Me sa duket, mbështetja e qytetarëve të Kosovës shkon për partinë më të madhe opozitare në Shqipëri.