Tre ditë e vdekur/ Detaje të reja nga gruaja që u gjet me fyt të prerë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një grua e gjet e prerë në fyt, Sipas të dhënave më të fundit, në fytyrën e  Violeta Gurraj, janë gjendur shenja dhune. Ndërkohë që mësohet se ajo ka një djalë që po vuan dënimin në burg.

Sipas informacioneve te fundit viktima merrte ilaçe për depresion.

Njoftimin për gjetjen e viktimës e ka bërë djali I saj, i cili tha se kishte tre ditë që nuk komunikonte me nënën e tij

Denoncimi në polici është bërë mbrëmë rreth orës 12 e 30.

Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47 vjecares e cila është gjetur e vdekur. Pritet ekspertiza  mjeko ligjore.

Ja njoftimi i policisë:

Malësie e Madhe/Informacion paraprak

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.