Sindi e thotë troç: Jam bërë xheloze për njërin nga djemtë, ja kush është ai

Ditën e djeshme në ‘Pëpruthen Prime’ ishte një natë plot deklarata nga ana e vajzave,  madje, njëra prej tyre, Melisa, hoqi dorë nga programi duke u larguar përgjithmonë.

Ditën e djeshme, të gjitha vajzat u detyruan të ju përgjigjeshin disa pyetjeve nga makina e së vërtetës, duke deklaruar kështu fakte që nuk i kishin pranuar më parë.

Një pyetje që ju drejtua Sindit ishte: A je bërë xheloze për ndonjë nga djemtë këtu në studio?

Por mos hezitimi i Sindit për tu përgjigjur i habiti të gjithë. Sindi jo vetëm që u përgjigj por tha dhe emrin e djalit, i cili e ka bërë atë të përjetojë ndjenjën e xhelozisë, dhe ai ishte Murati.

Kujtojmë, se dyshja ka patur një takim tepër interesant, i cili është komentuar si një nga takimet më të ndjera në program.