Shqipëria me numrin më të lartë të rasteve të reja në botë, 390 infektime për 1 mln banorë

"Shqipëria dje me numrin më të lartë të rasteve të reja në botë mbas Malit të Zi dhe Perusë!  Pandemia merr dhenë! Dje u regjistruan 390 raste të reja për 1 milion banor!"

Xhahili i Surrelit vazhdon me fshehjen, mashtrimin dhe manipulimin me të sëmurët dhe shpirtrave të vdekur!

Keqmenaxhimi i pandemisë nga Xhahili i Surrelit ka bërë që Shqipëria të regjistrojë rekordet botërore më të zeza në menaxhimin e saj.

Kështu, numri i rasteve të reja me COVID-19 dje në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare ishte 1124 apo 390 raste për 1 milion banorë.

Megjithë testimin disa herë më të ulët të Shqipërisë, ky numër ishte shumë më i lartë se sa numri i rasteve të reja në Itali, Spanjë, Francë, Britani, Gjermani, Greqi, Turqi, SHBA, Brazil, Kore e Jugut, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe se në çdo vend tjetër të planetit përveç Malit të Zi dhe Perusë.

Po kështu, shkurti ka filluar si muaj më i zi i pandemisë.

Sipas shifrave zyrtare, java e parë e shkurtit ishte javë me dramatikë që nga fillimi i pandemisë.

Në këtë javë u raportuan 88 vdekje spitalore, të cilat për shkak të fshehjes së vdekjeve nga Xhahili i Surrelit siç është faktuar, shprehin vetëm 1/5 e vdekjeve në tërësi.

Po në javën e parë të shkurtit u njoftuan 7027 raste të reja me COVID-19, por po të kemi parasysh se këto raste janë zbuluar me vetëm 3,9 testime për 1 rast dhe kjo vetëm me qëllim për të fshehur të vërtetën, numri i rasteve me COVID-19 javën e parë të shkurtit duhet të jetë jo më pak se 25-30 mijë raste.

Vitin që kaloi, Shqipëria me 6049 vdekje të tepërta zuri vendin e parë në botë pas Meksikës dhe Perusë në vdekjet e tepërta, krahasuar me vdekjet në vitit 2019 dhe mesataren e vdekshmërisë së përgjithshme të viteve 2015-2019, kurse tani Shqipëria doli në krye të listës botërore për numrin e rasteve ditore të të infektuarve.

Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë se vendi gjendet në një super-emergjencë kombëtare dhe po ecën pandalshëm drejt një tragjedie njerëzore të papërjetuar ndonjëherë më parë.

Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera arritën të ulin ndjeshëm numrin e infektimeve dhe vdekjeve me masa parandaluese të para, të dyta dhe të treta, Xhahili i Surrelit ka vendosur të menaxhojë pandeminë me:

1 - fshehjen me disa herë të vdekshmërisë reale nga COVID-19 dhe,

2 - ndalimin e vendosjes së shpalljeve për vdekjet në shtyllat e rrugëve,

3- testimin sa më të kufizuar për uljen artificiale të rasteve të infektuara.

4 - vaksinim farsë apo me pika!

Para kësaj super-emergjence njerëzore kombëtare të paparë në asnjë vend të globit përveç Malit të Zi dhe Perusë, propozoj:

1 - krijimin e menjëhershëm të një komiteti kombëtar me fuqi ekzekutive për trajtimin e super-emergjencës së COVID- 19 i kryesuar nga Presidenti i Republikës.

1 - krijimin e një komisioni ekspertësh të shquar të pavarur, kombëtar dhe ndërkombëtar për të këshilluar Komitetin  Kombëtar të super-emergjencës së COVID-19.

Iu bëj thirrje mjekëve në mbarë vendin që me vetëmohim përballen çdo orë me këtë armik të egër, të ngrenë zërin e ndërgjegjes së tyre profesionale kundër keqmenaxhimit të pandemisë nga Xhahili i Surrelit dhe një tufe puthadorësh të tij.

U bëj thirrje mediave të pavarura, gazetarëve të tyre që bëjnë një punë vetëmohuese në informimin e vazhdueshëm të publikut, të hetojnë të dhënat e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri dhe t’i krahasojnë ato në botë dhe të denoncojnë qendrimin absurd të papërgjegjshëm të Edvin Ramës ndaj saj.

I bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë të mbikqyrë situatën katastrofike që po zhvillohet në Shqipëri nga keqmenaxhimi dhe dalja jashtë çdo kontrolli e pandemisë së COVID-19.

Ps: Këtu më poshtë keni rastet e infeksioneve të reja ditore të datës 7 shkurt në disa vende të rajonit, Europës dhe botës të nxjerra nga Worldmeter Coronavirus.

Maqedonia e veriut 139 raste apo 69,5 për 1 milion

Korea e Jugut 372 raste apo 7 raste për 1 milion banorë.

Serbia 1529 raste apo 221 raste për 1 milion banorë.

Austri 1317 raste apo 150 raste për 1 milion banorë

Gjermania 6400 raste apo 81 raste për 1 milion

Italia 11622 raste apo 194 raste për 1 milion

Turqia 6670 raste apo 81 raste për 1 milion banorë

Franca 19700 raste apo 290 raste për 1 milion

Uk 15800 raste apo 239 raste për 1 milion

Greqia 733 raste apo 73 raste për 1 milion

ShBA 86835 raste apo 265 raste për 1 mllion

Irlanda 1020 raste apo 255 raste për 1 milion

Norvegjia 119 raste apo 22,5 raste për 1 milion

Republika domenikane 1250 raste apo 125 raste për 1 milion

Mali i Zi 488 raste

Brazili 77475 apo 367 raste për 1 milion

Meksika 6065 raste apo 475 raste për 1 milion

Peru 13653 raste apo 427 raste për 1 milion