Ky shtet po përgatit vaksinën e vet, do t’ua ofroj falas dhe turistëve

Kuba po zhvillon vaksinën e saj kundër COVID-19:  Soberana 02, nga insituti epidemiologjik, Kuban Finlay.

Vaksina ''Soberana 02'' , ka hyrë në fazën e tretë të eksperimentit dhe ka treguar një fuqi të lartë të imunitetit.

’Vaksina shkakton një kujtesë imune të qëndrueshme që përveç që prodhon antitrupa i bën ato të qëndrueshme’’ tha dretjori i insitutit epidemiologjik, Vicente Verez në një konferencë, online e organizuar nga Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë.

Havana , shkruan gazeta, 'Las Noticias' është e angazhuar të krijojë 100 milion doza të vaksinës së prodhuar vetë për të imunizuar popullatën: një privilegj që do të shtrihet gjithashtu për këdo që dëshiron të vizitojë vendin si turist .