Vdes nga Covid-19 shqiptari, tronditje në komunitetin lokal

Banorët e Campomarinos në rajonin Molisse të Italisë kanë provuar tronditje e trishtim të madh nga vdekja e Pirin Lleshajt, 38 vjeç, i cili dje humbi betejën me coronavirusin.

Rajoni juglindor i Italisë nuk kishte përjetuar më parë vdekjen nga Covid-19 të ndonjë personi nën moshën 40 vjeç.

Pirini ka lënë pas gruan, vetëm 25 vjeç, dhe dy fëmijë.

Gjendja e tij ishte kritike prej disa ditësh, ndonëse nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Një tjetër jetë e re e ndërprerë në mes nga virusi, ndërkohë që priten konfirmime zyrtare për të kuptuar nëse në Molissen e poshtme ka të infektuar me varantin anglez të Covid-19 që është më agresiv dhe ngjitës.