Bllokimi jep efekt në Angli: Infektimet bien në nivelin e para Krishtlindjeve

Rastet me Covid-19 për të katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët të para Krishtlindjeve, tregon një analizë e fundit.

Në Londër, niveli shtatëditor i rasteve të reja për të gjithë kryeqytetin aktualisht qëndron në 233 për 100,000 njerëz - më pak se 356 që ishte një javë më parë. Shkalla ka rënë në nivelin më të ulët që nga 8 dhjetori.

Shifra për Anglinë juglindore është në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, me 187 raste për 100,000 njerëz në shtatë ditë deri në 3 shkurt, nga 274 që ishte një javë më parë.

Ndërsa një pjesë e zonave lokale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë regjistruar një rritje nga java në javë në shifrat e fundit, shumica e rritjeve janë të vogla.

Shkalla kombëtare për Uellsin është tani në nivelin më të ulët që nga fillimi i tetorit, pasi regjistroi 122 raste për 100,000 njerëz në javën që u mbyll deri në 3 shkurt.

Më tej, Skocia regjistroi 122 raste për 100,000 njerëz në shtatë ditë deri në 3 shkurt - nga 144 që ishte dhe më e ulta që nga 20 dhjetori.

Shkalla e Irlandës së Veriut ishte 177 raste për 100,000 në shtatë ditët deri në 3 shkurt. Kjo është nën 222 një javë më parë, dhe është norma më e ulët që nga 15 dhjetori.

Shifrat, të cilat janë llogaritur nga agjencia e lajmeve PA nga të dhënat e agjencisë shëndetësore, sugjerojnë se bllokimet aktualisht në vend në Mbretërinë e Bashkuar po vazhdojnë të kenë një ndikim në uljen e numrit të rasteve të reja të raportuara të koronavirusit.