Plani i Dortmundit/ Nëse shitet Haaland, rikthehet Isak

Situata jo e mirë te Borussia e Dortmundit mund të provokojë largimin e disa lojtarëve, mes tyre edhe të Erling Haaland.

Nëse drejtuesit do ta shisnin bomberin e tyre, mund të rikthejnë një tjetër lojtar të ri, Aleksander Isak, të cilin e shiti dy vite më parë te Real Sociedad.

Rendimenti i 21-vjeçarit gjithmonë ka qenë në rritje e gjithashtu vlera e tij është rritur teksa Dortmund duhet të vendosë nëse do ta përdore klauzolën e riblerjes apo jo verën e ardhshme.

Sipas akordit, klubi gjerman mund ta rimarrë suedezin për 30 milionë euro, ndërsa pas skadimit të këtij akordi, çmimin do ta vendosë vetë Sociedad.