Alarm në Gjermani/ 14 raste rezultuan pozitiv dhe pse morën dozën e dytë të vaksinës

Në një azil pleqësh në Saksoninë e Poshtme afër qytetit të Osnabruck,Gjermani, katërmbëdhjetë të moshuar kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik të COVID, pavarësisht se kishin marrë tashmë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Testi i parë i shpejtë që rezultuoi pozitiv u krye në 2 shkurt.

Azili i pleqëve përfaqëson një rast ekselence, pasi të gjithë të moshuarit kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, më 25 janar.

Të moshuarit ishin asimptomatik ose kishin simptoma të lehta

Megjithatë, nuk është ende e qartë se kur të moshuarit u infektuan.