Tre infermiere dhe një sanitare/ Ja emrat e të arrestuarve tek Covid 2

Zbardhen detaje të reja nga arrestimet e kryera tek spitali Covid 2.

Burime zyrtare kanë zbardhur dhe emra.

Me Urdhër të Prokurorit, nga Policia gjyqësore është krye ndalimi i shtetaseve:

Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’ parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koçi, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’ parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’ parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, për veprën penale të ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal