Policia zbarkon tek sanatoriumi, ndalohen mjekë e infermierë

Pas Tire Alldervishit, tek spitali ‘Covid 2’, që është vendosur te Sanatoriumi janë shoqëruar edhe të tjerë personel mjekësor.

Prokuroria e Tiranës mësohet se ka lëshuar 4 urdhërarreste për personelin e spitalit Shefqet Ndroqi, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aferën korruptive të rastit ‘Tire’.

Është bërë e ditur se të ndaluarit janë mjekë e infermierë.

Ndalimet janë bërë nga agjentët e sektorit kundër krimit ekonomik dhe financiar.

Emrat e tyre kanë dalë pas hetimeve të komunikimeve të Tire Alldervishit, sanitares që kishte marrë 8 milion lekë nga vajza e një prej pacienteve që ndërroi jetë.

Tirja aktualisht ndodhet në qeli.