I gjendet kallashnikov në banesë, prangoset i riu në Durrës

Eshte arrestuar nga policia në Durrës një person të cilit i është gjetur në banesë një automatik kallashnikov.

I arrestuari është F. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës.

Ja njoftimi:

Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:   

F. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.