Përgjimet e ‘Ndrangheta’/ SPAK kërkon listën e tenderave nga 2013 e pas

Pas nisjes së hetimeve, SPAK ka nisur mbledhjen e provave në lidhje me përgjimet e ‘Ndranghetas’.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar shkresa nga Agjencia e Prokurorimit Publik, për hetimin e nisur pas përgjimeve në Itali.

Sipas informacioneve, SPAK ka kërkuar listën e tenderëve që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot.

Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderat që përmenden në përgjime.

Pak ditë më parë SPAK vendosi të hapë hetimet, ndërsa kreu Arben Kraja iku në Romë për të marrë dosjen e plotë hetimore të prokurorisë Antimafia.

Në këto përgjime ka dalë emri i Erion Veliaj dhe i Edi Ramës në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna për të ndërtuar kulla në mes të Tiranës.