Interi gjen me kosto të ulët financiare zëvendësuesin e Handanovic

Merkato e Interit në verën e ardhshme pritet të jetë shumë e varfër për shkak të paqartësisë së situatës me pronarët e Suning.

Marotta gjithsesi po shikon për një alternativë me kosto të ulët për Samir Handanovic, duke rikthyer interesimin për Rui Silvan.

27-vjeçari do të ishte një afrim pa shpenzime pasi është në fund të kontratës me Granadan dhe ua ka bërë të qartë që nuk do ta rinovojë.

Për gardianin portugez ka oferta edhe nga ekipe të tjera, por zikaltrit janë gati t’i ofrojnë një rol protagonisti duke parë formën jo të mire të Handanovic.