Konfirmohen dy rastet e para të ri-infektimit me Covid-19 në Shkodër

Ndërsa shifrat e infektimeve me Covid 19 kanë njohur rritje ditët e fundit në të gjithë vendin, në Shkoder janë konfirmuar dy rastet e para të ri-infektimit.

Sipas drejtuesve të Shëndetit Publik bëhet me dije se kemi të bëjmë me 2 qytetarë që e kishin kaluar virusin 6 muaj më parë dhe janë zbuluar sërish bartës të tij pasi kanë kryer tamponin.

Ato kanë shfaqur shenja të sëmundjes dhe prandaj kanë kërkuar ndihmën e epidemiologëve, ku pas testit është konstatuar ky fakt.

Pacientet në fjalë po mbahen nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin komplikacione të rënda.