Pas akuzave për përdhunime, Marilyn Manson braktiset edhe nga menaxheri i tij Tony Ciulla

Menaxheri i vjetër i Marilyn Manson, Tony Ciulla, e ka hequr atë si klient, sipas një raporti në Rolling Stone .

Që nga e hëna,  menaxheri i Manson ka ndërprerë lidhjet me të dhe agjensia e tij CAA e hoqi atë.  

Ciulla, sipas Rolling Stone, filloi të menaxhonte Manson në 1996, viti i daljes në treg të " Superstarit Antikrisht. ” 

Ai ishte në krah të Manson gjatë shumë polemikave në karrierën e tij, duke përfshirë akuzat që muzika e Manson nxiti të shtënat në Columbine, si dhe procese gjyqësore të shumta.

Por me sa duket, pas skandaleve të fundit ku ai është akuzuar për dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale, nga pothuajse të gjitha femrat që kanë pasur një lidhje me të, Ciulla ka vendosur të heqë dorë nga menaxhimi i tij.