Bëri dozën e dytë të vaksinës, por mjeku i Sanatoriumit infektohet me Covid

Një mjek i spitalit të ‘Shefqet Ndroqi’, ka rezultuar me Covid-19 edhe pse ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Mësohet se mjeku, i cili nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrin e tij, ka ndjerë shqetësime dhe ka pasur simptoma të virusit, pak ditë pasi ai kishte injektuar dozën e dytë të vaksinës, bën të ditur SYRI TV.

Pas simptomave, ai ka kryer tamponin ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19, i cili më pas është karantinuar në banesë ku po merr trajtimin mjekësor. 

Sipas informacioneve, mjeku është vaksinuar dhe infektuar në harkun kohor të një jave.

Kujtojmë që ekspertët e mjekësisë kanë deklaruar se është e nevojshme që të merren dy doza të vaksinës në mënyrë që trupi të fillojë të krijojë antitrupa ndaj virusit.

Ky eshte rasti i dyte pas mjekut Pellumb Pipero, i cili ne fakt kishte marre vetem dozen e pare te vaksines.