Ngjarje e rëndë/ Këngëtarja italiane vritet me thikë nga bashkëshorti i saj

Trupi i saj i pajetë u gjet në banjën e një apartamenti në Cruillas, një periferi e famshme në Palermo, nga karabinierët, pasi bashkëshorti i saj Salvatore Baglione, 37 vjeç, u paraqit në polici për të njoftuar krimin e tmerrshëm që kishte kryer.

Viktima, Piera Napoli, 32 vjeç ishte këngëtareneo-melodike, nënë e tre fëmijëve të vegjël, të cilët thuhet se nuk ishin në shtëpi në kohën e tragjedisë.

Nga rindërtimet e para të ngjarjes nga hetuesit, Salvatore Baglione e ka vrarë Piera Napolin, në banjo në momentin kur i tha burrit të saj se nuk e donte më dhe do ta linte, një vendim që e ka bërë 37 vjeçarin të humbasin kontrollin.

Pas debatit me tone të ngritura, i dëgjuar edhe nga fqinjët e tyre, Salvatore ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij.

Vetë Baglione u ka thënë karabinierëve se ai kishte mësuar për një lidhje jashtëmartesore të gruas së tij këto katër muajt e fundit.

 Disa orë para vrasjes, ai kishte publikuar një postim në Facebook ku shkruante:

“ Respekti është një gjë e mirë, por jo të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ”.

Marrëdhëniet midis burrit dhe gruas kishin kohë që ishin të acaruara, sipas fqinjëve.

Janë pikërisht këta të fundit që kanë raportuar grindje të përsëritura, madje edhe të dhunshme, për disa muaj rresht.

Piera Napoli dhe Salvatore Baglione