VIDEO/ Gjendet i mbytur një i ri në Vlorë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në breg të detit në Vlorë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur afër Zvërnecit, pranë petroliferës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe auto-ambulanca, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e trupit të pajetë.

Policia Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.