VIDEO/ Mbappe si ‘Ferrari’ në golin që i shënoi Marsejës

PSG ia doli të fitonte një klasike të futbollit francez në mbrëmjen e djeshme të Ligue 1, teksa mposhti në transfertë me rezultatin 0-2, Marsejën.

Për kryeqytetasit shkëlqeu Kilian Mbape, i cili ishte edhe ai që hapi llogaritë e takimit në minutën e tetë.

Sulmuesi u tregua si një “Ferrari” i vërtetë duke qenë se arriti shpejtësinë prej 37 km/h.

Mbrojtësit kundërshtarë e kishin të pamundur për ta ndalur, ndaj Mbape ia doli të realizonte.