Rama fajëson tregtarët për bumin e infektimeve: Do të rrisim gjobat për lokalet dhe qendrat tregtare!

Kryeministri Edi Rama është detyruar të mbledhë sot Komitetin Teknik për pandeminë në kushtet kur javët e fundit ka pasur një rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe të viktimave nga COVID-19.

Rama ka fajësuar në veçanti tregtarët, si shkaktarët kryesorë të përhapjes së infektimeve nga koronavirusi dhe i ka paralajmëruar se qeveria do të rrisë në ditët që vijnë, gjobat për lokalet, dyqanet dhe qendrat tregtare. Rama ka theksuar se Policia do të veprojë me forcë për t'u imponuar atyre, respektimin e masave anti-COVID.

"Koha kur vaksina të këpusë numrin e infektimeve ëshët ende larg në të gjtiha vendet, është ende larg dhe këtu, - tha Rama. - Po e nënvizoj për të gjithë duke filluar nga tregtarët, që gjithë fleksibilitetin, mirëkuptimin e autoriteteve shtetërore ëpr të mos ngarkuar më shumë psikologjikisht dhe mos i frenuar në rimëkëmbjen e ëvshtirë pas asaj goditjeje që morën, nuk duhet në asnjë mënyrë ta marrin si një mundësi për të abuzuar.

Pastaj me radhë gjithë të tjerët por tregtarët kanë një përgjegjësi të madhe, se në mjediset e tyre është ndërveprimi më i madh mes njerëzve. Nuk është rreziku më i madh në rrugë, zyra në shtëpi, po pikërisht aty ku është edhe ndërveprimi më i madh. Ne nuk duam të kthehemi tek masat e forta kufizuese duhet sot të mos kërkojnë të nxjerr maksimumin duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe stabilitetin e sistemit tonë shëndetësor.

Policia ka pasur një fleksibilitet maksimal, ne nuk duam që Policia dhe inpektoriatet të hyjnë e dalin nëpër lokale e klube se kjo sigurisht nuk është më e mira për ecurinë e aktitetit tregtar, nëpër qendra tregtare e dyqane po nëse nga ana e tregtarëve nuk ka reagim të menjëhershëm, sigurisht që do të ndodhë kështu. Patjetër që do të ndodhë kështu.

Do të jetë Policia e Shtetit dhe inspektoriatet që do ta imponojnë me forcë zbatimin e masave dhe me gjobat përatëse, të cilat do t’i rrisim së shpejti. Në ditët në vijim do të rrisim gjobat për lokalet, dyqanet dhe qendrat tregare dhe do bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzim. “