Gazetarët s'i ndahen për akuzat e Nanos, Meta: Edhe të merresh me kumar, edhe të citosh Biblën?!

Presidenti Ilir Meta, që deri dje i konsideroi zero, cilësimet negative që i bëri atij ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i PS, Fatos Nano,  sot e ka dhënë shkurt dhe me ironi, një gjykim për to, i gjendur nën presionin e pyetjeve të gazetarëve.

"Zoti Meta! Fatos Nano iu ka faturuar shtatë mëkatet e Biblës. Si e komentoni? "– ishte pyetja nga mediat në Korçë, ku Presidenti vizitoi Myftininë.

Presidenti iu përmbajt deklaratës së mëparshme, pa i komentuar, por shtoi veç një vërejtje: "E e kam thënë edhe më parë, zero komente për zero zeron! Edhe të merresh me kumar, edhe të citosh Biblën?! Nuk shkojnë këto gjëra!" tha ai.

Disa ditë më parë, Fatos Nano dha gjykimet e tij për figurat më të larta të politikës shqiptare në emisionin Opinion, ku u shpreh mjaft ashpër për Presidentin.