Dekriminalizimi, 'një maskaradë'?! Meta: Ligji tregon se ka qenë problem serioz i politikës sonë

Presidenti Ilir Meta ka dhënë disa deklarata sot në një prononcim për gazetarët në Korçë, ndër të cilat edhe për figurën e pastër të kandidatëve për deputetë. Gazetarët e pyetën: “Ju para pak ditësh i keni bërë thirrje partive politike, që listat duhet të jenë me kandidatë më të pastër. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka thënë që ligji i Dekriminalizimit është një maskaradë. Si do të garantohet ky proces?"

Dhe Presidenti Meta u përgjigj: “Nuk dëshiroj të hyj në detaje të kësaj çështjeje, por fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon se ky ka qenë një problem serioz i politikës tonë, i Kuvendit,  i pushtetit vendor dhe niveleve të tjera të qeverisjes kështu që është e domosdoshme që në 25 prill të tregohej kujdes nga të gjitha forcat politike dhe mbi të gjitha nga vetë qytetarët shqiptarë për t’u distancuar nga figurat që nuk përfitojnë interesin e tyre më të lartë publik dhe kanë ato probleme të qarta në ligjin e Dekriminalizimit. Partitë duhet jenë ë garë për figurë sa më me integritet.”