Togerja e Marinës Mbretërore xhironte video erotike në bazën tepër sekrete në Skoci

Një togere e Marinës Mbretërore Britanike është futur në telash .

Ajo së bashku me të dashurin e saj e cila dhe ai është një toger, realizonin video porno, brenda bazës detare  HMNB Clyde pranë Glasgoë, Skoci. 

Përveç  kësaj dyshohet se 29 vjeçarja e përdorte këto video për abonentët e saj në platformën Only Fans, ku kishte një llogari me pseudonimin ‘Cali Taylor’.

Të tërbuar pas zbulimeve, eprorët e saj në Marinën Mbretërore kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar nëse videot erotike të Jenkins kanë vënë në rrezik sigurinë e bazës.

Sipas artikullit çifit mund të jene shantazhuar nga agjentë të huaj.

Sipas gazetës britanike, Lt. Jenkins më parë drejtonte një grup marinarësh në HMS Artful dhe ishte përgjegjës për funksionimin e duhur të shtresës së jashtme të nëndetëses me teknologji bërthamore me teknologji të lartë. 

Fushat e tjera të përgjegjësisë së togerit kishin të bënin me protokollet për lëshimin e raketave Tomahok dhe zhvillimin e forcave speciale në det.

Ndërsa mbetet e paqartë, jeta e dyfishtë e gruas 29-vjeçare, duke pasur parasysh mënyrën sesi asaj i caktohej pozicioni specifik i përgjegjësisë, ajo do të duhej të kalonte nëpër kontrolle të hollësishme, edhe për jetën e saj personale .

Në profilin e saj në OnlyFans, 29-vjeçarja shprehet se edhe pse punon rregullisht tetë orë në një punë tjetër, "asaj i pëlqen të ngatërrohet" dhe të sjellë gjallëri në jetën e saj të përditshme. 

"Ana ime e keqe ndonjëherë më fut në telashe" shprehet 29 vjeçarja në video.

Vajza dyshohet se rrëfeu veprimet e saj javën e kaluar tek eprorët e saj. 

Për momentin nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me sanksionet e mundshme që togerët mund të përballet, pasi që hetimi është ende në vazhdim, përfundon gazeta, Dailymail.