Këngëtarja shqiptare: Jam ndjerë shpesh herë e ngacmuar seksualisht…

Këngëtarja Tringa Key ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Showbiz”, në RTV Ora.

Ajo ka folur gjerë e gjatë, si për jetën private, ashtu dhe atë profesionale.

E pyetur rreth prapaskenave më të shëmtuara të muzikës, Tringa ka treguar se i ka ndodhur të mos e paguajnë pasi ka kënduar.

“Ka ndodhur dy herë që nuk më kanë paguar , kur ka ardhur puna tek pagesa më kane thënë ka ikur pronari dhe nuk kam marrë asgjë", është shprehur ajo.

Më tej, këngëtarja është pyetur nëse është ndjerë ndonjëherë e ngacmuar seksualisht në vendet e punës.

Tringa ka treguar se kjo i ka ndodhur shpesh herë.

“Po shumë, ka shpesh raste. Jo veç mua, po çdo femre i ndodh. Ne e kemi një punë pak më të vështirë, se na bie të punojnë më shumë natën. Ka njerëz që janë të dehur, ka lloj lloj njerëzish”, tha këngëtarja.